PËRCAKTOHEN FINALISTËT

Roma-Feyenoord, finalja e parë e Ligës së Konferencës
5 May, 2022 @23:49
Sulmuesi anglez i Romës së Jose Mourinhos, Tammy Abraham dha golin e fitores, ndërsa Roma me fitore 1-0 në Olimpico, siguroi finalen e parë - historike - të UEFA Conference League, ku do të ndeshet me Feyenoordin që sonte me barazim 0-0 kundër Marseille në Francë, gjithashtu mori biletën për Tiranë.
Finalja e parë e garës së re të UEFA-së, Liga e Konferencës, do të zhvillohet më 25 maj me fillim prej orës 21:00 në Air Albania të Tiranës.
Roma kishte barazuar me Leicesterin në ndeshjen e parë në Angli, 1-1, ndërsa me fitoren e sontme, siguroi finalen. Me këtë Jose Mourinho bëhet trajner i parë që arrin i pari tri finalet e garave evropiane, Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe tash të Konferencës.
Në anën tjetër, kujtojmë Feyenoord kishte eliminuar Dritën e Gjilanit nga garat mezi, në kuadër të raundeve kualifikuese gjatë verës së kaluar, për të arritur në finale! Në duelin e parë gjysmëfinal ndaj Marseille, Feyenoord fitoi 3-2 në shtëpi dhe sonte me 0-0, siguroi finalen.