Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA | ROMA 1-0 FEYENOORD

Roma fiton Ligën e Konferencës, Mourinho në histori

Fotot: UEL

Roma fiton Ligën e Konferencës, Mourinho në histori


25 May, 2022 @22:57

Me një gol të shënuar në pjesë të parë të ndeshjes dhe me mbrojtje të fortë në pjesë të dytë të ndeshjes, Roma e drejtuar nga Jose Mourinho ka arritur të fitojë trofeun e parë të Ligës së Konferencës në histori.

Gara e re e UEFA-së, ka mësuar fituesin e saj pas 90-minutave lojë të zhvilluara në Air Albania të Tiranës, finalja e parë që evropiane që zhvillohet në Shqipëri, ndërsa golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e shënoi Nicolo Zaniolo (32), për përfundimtaren Roma 1-0 Feyenoord.

Mourinho bëhet trajneri i parë që merr trofetë evropianë të të gjitha garave ekzistuese, ndërsa Roma i gëzohet gjithashtu trofeut të parë evropian në gara të UEFA-së.

Në pjesën e parë të ndeshjes me posedim topi dominoi Feyenoordi, që kishte 59% të posedimit të topit dhe dukej më kërkues.

Por Roma shfrytëzoi rastin, shpejt, dhe përmes një pranimi të mirë të topit nga Nicolo Zaniolo, kaloi përpara. Zaniolo, sa për statistikë, këtë stinor ka shënuar më shumë gola (6) në gara evropiane sesa në kampionat.

Në pjesë të dytë Feyenoordi përsëri kërkoi më shumë, por pa asnjë rast konkret që do të mund të rrezikonte Rui Patricion në portë të romakëve.

Dhe pas 5 minutave shtesë të ndeshjes për kohë të humbur aty, Roma nisi festën në kryeqytetin shqiptar.

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League