Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 0-1 MALISHEVA

Ronald Sobowale në shtesa sjell fitoren e parë pas dy muajve

Ronald Sobowale në shtesa sjell fitoren e parë pas dy muajve


20 November, 2021 @15:04

Malisheva ka shënuar fitore jetike sot ndaj Feronikelit në Rexhep Rexhepi, derisa ka regjistruar të parën pas tetë xhirosh në Superligë.

Fitorja e fundit e Malishevës ka qenë ndaj Feronikelit më 18 shtator. Dhe sot, pas pak më shumë sesa dy muajve, Malisheva ka mposhtur përsëri Feronikelin me rezultat të njëjtë, falë zëvendësuesit Ronald Sobowale për triumfin 0-1 [Ronald Sobowale 90+3].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e katërt kampionale e Malishevës, ndërsa ekipi ka barazuar pikët me Dukagjinin duke e çuar një pozitë më poshtë në renditje.

Sa i përket lojës, Feronikeli i drejtuar nga Faruk Elshani ka pasur disa raste në pjesë të parëpërmes Kiqinës dhe Ahmetit, por pa sukses.

Ronald Sobowale

Më pas, kah fundi i pjesës së parë Malisheva tentoi me Olivier dy herë, ndërsa në pjesë të dytë pas iniciativës më të madhe dhe lojës pak më kërkuese, arritën te fitorja.

Feronikeli në anën tjetër, ashtu si e nisi, me vështirësi - do të shpresojë për pikë në duelet tjera të stinorit për të kërkuar shpëtimin. Të fundit në renditje me 10 pikë nga 14 ndeshje dhe me gol-dallim minus 14. 


 
Të gjitha lajmet nga