Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - GJILANI

Super Gerhard Progni, Gjilani ngjitet në krye

Super Gerhard Progni, Gjilani ngjitet në krye


20 November, 2021 @14:59

Me përmbysje e ka fituar takimin e sotëm ndaj Ulpianës skuadra e Gjilanit. Skuadra e Ismet Munishit arriti që në fund ta mposhtë me rezultat 1-2 skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova (Egzon Qerimi 23’ / Albert Dabiqaj 65’, Gerhard Progni 84’).

Falë supergolit të Egzon Qerimit në minutën e 23’, gol që erdhi me asistimin e Marclei Santos, Ulpiana e mbylli pjesën e parë me epërsi 1-0.

TABELA AKTUALE

Më pas, barazimi i Gjilanit erdhi në pjesën e dytë. Goli i mysafirëve u shënua në minutën e 64’, e realizator ishte Albert Dabiqaj, i cili shënoi me kokë për 1-1.

Por, kjo nuk ishte e tëra për Gjilanin në pjesën e dytë. Skuadra e Ismet Munishit nuk u dorëzua dhe e përmbysi komplet rezultatin.

Në minutën e 84’, një prej lojtarëve më të mirë të sezonit në Superligë, Gerhard Progni, shënoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë dhe kështu ia dhuroi fitoren skuadrës së tij. Për Prognin ky ishte goli i dhjetë në këtë sezon të Superligës, e katër prej tyre kanë ardhur nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, Gjilani ndodhet në krye të Superligës me pikë të barabarta me Dritën, por Ballkani ende nuk e ka luajtur ndeshjen e xhiros.

Kujtojmë që Gjilani nuk e kishte mposhtur Ulpianën në takimin e parë të sezonit në Gjilan. Ajo ndeshje përfundoi me rezultat 2-3 në të mirë të Ulpianës.

Xhiron që vjen, Gjilani e luan derbin e qytetit ndaj Dritës, kurse Ulpiana i shkon Dukagjinit në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga