Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - DRENICA

Heroi Simonovski, Drita fiton ndaj Drenicës

Foto: FC Drita

Heroi Simonovski, Drita fiton ndaj Drenicës


20 November, 2021 @14:58

Në ndeshjen e luajtur sot në Gjilan mes Dritës vendase dhe Drenicës mysafire, rezultati përfundimtar ishte 1-0 në të mirë të Dritës. Fitorja e gjilanasve erdhi falë një goli të shënuar vonë nga Marko Simonovski (89’).

Përkundër disa rasteve për shënim, pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola. Në ato shqetësime që i patën, portierët e skuadrave u treguan syhapur dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.

TABELA AKTUALE

Rastet për shënim vazhduan edhe në pjesën e dytë, por më efikase u tregua skuadra vendase, e cila arriti të largohet me pikë të plota nga ky takim. Kjo ndodhi falë golit të Marko Simonovskit, i cili shënoi në minutën e 89’ të ndeshjes dhe kështua ia dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Kështu, me pikë të barabarta me Gjilanin, Drita ndodhet në vendin e dytë në ligë për shkak të goldallimit, por Ballkani i vendit të tretë ende nuk e ka luajtur ndeshjen e xhiros.

Xhiron që vjen, Drita e luan derbin e qytetit ndaj Gjilanit, kurse Drenica e pret Llapin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga