SHORTI I BARAZHIT

REUTERS
Ronaldo apo Ibra në Brazil
21 October, 2013 @14:24
Shorti i përfunduar pak më parë për barazh që dërgon në Kampionat Botëror Brazili 2014 ka vënë përballë duele interesante, derisa ajo më rrënqethëse pritet të jetë ndërmjet Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe Suedisë së Zlatan Ibrahimovicit.
Në ndeshjet tjera, kundërshtari i Shqipërisë në grup, Islanda, do t’i vihet përballë Kroacisë, e cila tashmë ka trajner të ri, Niko Kovacin.
Ish kampionja e botës, Franca, do të vihet përballë Ukrainës, derisa Greqia ka vazhduar të ketë fat, derisa shorti i ka vënë përballë Rumaninë.
Ndeshjet e para luhen më 15, derisa ato të kthimit me 19 nëntor të këtij viti, që do të përcaktojnë katër ekipet e fundit europiane pjesëmarrëse në Brazil 2014.
DUELET E BARAZHIT
Portugalia-Suedia | |||
Ukraina-Franca | |||
Greqia-Rumania | |||
Islanda-Kroacia | |||
*Sqarim: Ndeshjet e para luhen më 15 nëntor dhe vendas është ekipi i shënuar i parë, derisa ato të kthimit luhen më 19 nëntor. |