Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALDET RAMA

Valladolid me Ramën fiton pikë

Valladolid me Ramën fiton pikë


20 October, 2013 @23:15

Skuadra e Sevillës kishte përfunduar punë për 30 minuta të para të ndeshjes. Dy gola të shpejtë, një nga kolumbiani Carlos Bacca në minutën e dytë e pastaj edhe një tjetër nga Alberto Moreno gati se kishin siguruar trepikëshin për skuadrën e udhëhequr nga Unai Emery. 

Mirëpo, kështu nuk mendoi trajneri Juan Ignacio Martinez i Valladolidit. Ai në pjesën e dytë inkuadroi treshen Manucho (në fillim të pjesës së dytë), Valdet Rama dhe Alvaro Rubio (nga minuta  e 68-të) për të kërkuar ndryshim në rezultat dhe freski në lojën e tij. 

E kjo lëvizje e tij doli të jetë e qëlluar dhe atë në 10 minutat e fundit të takimit kur Valladolidi arrin të barazojë rezultatin me dy gola të shpejtë të shënuara në minutat 81’ dhe 84’ nga gjermani Patrick Ebert dhe angolasi Manucho. 

Pika e fituar ka qenë jetësore për Valladolidin e Valdet Ramës pasi që me këtë pikë kanë dalur nga zona e rrezikshme e La Ligas. 

Tabela aktuale dhe rezultatet.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga