SERIE A
REUTERS/Giampiero Sposito
Juve i humbur në Firencë
20 October, 2013 @16:59
Shikuesit të cilët e mbushën përplot stadiumin në Firencë, e kishin rastin ta përcjellin rikthimin e madh të skuadrës së Fiorentinës në ndeshjen ndaj Juventusit.
Mysafirët nga Torino e përmbyllën pjesën e parë me 2-0 në të mirë të tyre, me golat e Carlos Tevezit (37’) i cili shënoi nga pika e bardhë dhe të françezit, Paul Pogba, në minutën 40’.
Mirëpo në pjesën e dytë në fushë ishte një tjetër Fiorentinë, e cila udhëhiqej nga sulmuesi italian, Giuseppe Rossi.
Rossi shënoi dy gola për dhjetë minuta (66’, 76’) për ta barazuar rezultatin në 2-2, kurse skuadra e tij doli në epërsi në minutën 78’ me golin e spanjollit Joaquin, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Vetëm tre minuta më pas përsëri në skenë doli Giuseppe Rossi, i cili shënoi golin e tij të tretë në ndeshje dhe vulosi rezultatin final të ndeshjes, 4-2.