ZVICËR

Roger Sedres/ImageSA
Shkëlzen Gashi shënon në fitore
20 October, 2013 @16:30
Skuadra e pesë shqiptarëve, Grasshopper, ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj skuadrës Lausanne, në kuadër të xhiros së XII në Superligën zvicrane.
Ishte pikërisht futbollisti i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, i cili shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij. Mesfushori ofansiv e mposhti portierin mysafir në minutën 54’ duke shënuar nga penalltia, derisa goli i dytë u shënua 7 minuta më vonë nga braziliani Caio.
Përveç Gashit, në skuadrën e Grasshopper-it u aktivizua edhe mesfushori Imran Bunjaku, i cili u inkuadrua në lojë në minutën 84’, kurse shqiptarët e tjerë te kjo skuadër, Amir Abrashi, Shani Tarashaj dhe Albion Avdijaj nuk u aktivizuan fare në këtë ndeshje.
Grasshopper gjendet në vendin e dytë të Superligës zvicrane me 22 pikë, 3 më pak se lideri Basel, i cili ka të zhvilluar një ndeshje më shumë.