Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E PARË

Atletico dështon, Barça mbetet lidere

REUTERS

Atletico dështon, Barça mbetet lidere


20 October, 2013 @0:05

Rivali i qytetit të Barcelonës, Espanyol, ka lënë Barcelonën në vend të parë të La Ligas edhe pas xhiros së nëntë pasi që ka mposhtur deri më sonte të pamposhturin, Atletico Madrid. 

Ka qenë një insistim i lojtarëve të Espanyolit, kur Fuentes krosoi në zonë, Sergio Garcia nuk arriti të përfundojë, e portieri i Atleticos, Thibaut Courtois, pafatësisht, me këmbën e majtë të tij ka futur topin në portën e vetë - për t’ia dhënë fitoren kundërshtarit. 

Atletico Madrid kështu ka regjistruar humbjen e parë në elitë dhe ka përfunduar serinë perfekte prej tetë ndeshjeve dhe tetë fitoreve duke dalur humbës sonte. 

Fajtor edhe për Atletico Madridin, sikurse për Barcelonën, ka qenë ruajtja e lojtarit më të mirë për Ligën e Kampionëve. Barcelona nuk kishte futur nga minuta e parë e ndeshjes, Lionel Messin, ndërsa Atletico Madrid, Arda Turanin. 

Tabela aktuale dhe rezultatet.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga