PAMPLONA

REUTERS
Ndalet Barcelona
19 October, 2013 @21:59
Skuadra nga pjesa e poshtme e La Ligas, Osasuna, ka arritur të befasojë kampionen dhe liderin e La Ligas, Barcelonën sonte.
Skuadra e udhëhequr nga Javi Garcia nuk është dorëzuar gjatë gjithë ndeshjes dhe ka arritur të nxjerrë barazimin 0-0 për ta lënë Barcelonën për herë të parë në stinor pa pikë të plota nga një ndeshje.
Tata Martino ia nisi ndeshjes pa Lionel Messin, derisa sulmi i ekipit përbëhej nga Cesc Fabregas, Pedro dhe Neymar. E në pjesën e dytë edhe pse futi në lojë Messin dhe Cristian Tellon - askush më arriti të ndikojë në rezultat.
Barazimi i Barcelonës më së shumti i ka konvenuar Atletico Madridit që në rast të fitores këtë fundjavë, do të kalojë pastër në krye të tabelës, pasi që deri më sonte e ndiqte në hap.
Tabela aktuale dhe rezultatet.