SUPERLIGA

Hysi fiton në Pejë
20 October, 2013 @17:24
Dueli kryesor i javës së XI në Superligë, ndërmjet Besës dhe Hysit, përfundoi me fitoren e këtij të fundit.
Bardhezinjtë u kthyen me tre pikë nga Peja duke shënuar fitore me rezultat 2-0 me golat e Yll Prekopucës (25’) dhe të Fiton Hajdarit (88’).
Me këtë fitore, Hysi vazhdon ta ndajë kreun e radhitjes tabelare në Superligë me Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa Besa mbetet afër zonës së rezikshme duke u renditur në pozitën e dhjetë.
S’ka gola në ndeshjet tjera
Në dy ndeshjet tjera të zhvilluara sot, nuk është shënuar asnjë gol.
Në Mitrovicë derbi lokal ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ‘89 përfundoi miqësisht me rezultat të barabartë 0-0, sikurse edhe ndeshja ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës.