Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIOLA

Rossi në Fiorentina

Rossi në Fiorentina


4 January, 2013 @18:59

Sulmuesi italian i Villarrealit, Giuseppe Rossi, është kthyer në vendlindje. Futbollisti 25 vjeçar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fiorentinës, me të cilën ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e ekipit nga Firenca.

Detajet e transferimit nuk janë bërë publike, mirëpo përflitet se ky transfer i ka kushtuar Fiorentinës 13 milionë euro. Rossi prej se Villarreal ka rënë në ligën e dytë spanjolle, ka kërkuar që të transferohet në një klub tjetër, mirëpo pengesë kanë qenë lëndimet e shpeshta të tij.

 

Sulmuesi 25 vjeçar pritet të rikthehet në fushë gjatë muajit mars të këtij viti


 
Të gjitha lajmet nga