AMIR RRAHMANI
Rrahmani, talenti i vitit në Shqipëri
28 May, 2015 @15:01
Çmimi për talentin e vitit në Shqipëri, për herë të dytë me radhë ka shkuar te qendërmbrojtësi 21 vjeçar të Partizanit, Amir Rrahmani, i cili në stinorin e ri do të luajë për skuadrën kroate, RNK Split.
Së bashku me futbollistin kosovar, si talentë të dalluar janë shpërblyer edhe Realdo Fili (Apolonia), Myrto Uzuni (Apolonia), Dejvi Bregu (Flamurtari) dhe Liridon Latifi (Skënderbeu), derisa portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka marrë çmimin e futbollistit më fair-play.
Pa çmim nuk ka mbetur as trajneri që e shpalli kampion Skënderbeun, Mirel Josa, i cili mori çmimin e meritave.
Shpallja e më të mirëve të vitit është organizuar për herë të shtatë nga shoqata “Sporti na bashkon”.