CAS
Vendimi shtyhet në qershor
28 May, 2015 @11:47
Megjithëse ishte njoftuar më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen Serbi-Shqipëri do të merret më 29 maj (nesër), një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas njoftimit të fundit të FSHF-së, CAS e ka shtyrë datën e vendimit për 12 qershor.
Kështu, fati i ndeshjes Serbi-Shqipëri do të mësohet vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Francë, që do të luhet më 13 qershor.