FINALJA E EUROPA LEAGUE
Titulli mbetet te Sevilla
27 May, 2015 @22:26
Kupa e Europa League nuk e ka ndërruar pronarin e saj. Ekipi spanjoll, Sevilla, është shpallur kampion i garës së dytë më të fortë në Europë, duke e mposhtur në finale Dnipron me rezultat 2-3, për ta mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.
Vetëm shtatë minuta lojë u deshën që të luhen për t’u shënuar goli i parë në ndeshje. Sulmuesi kroat i Dnipros, Nikola Kalinic, nuk ia fali gabimin e mbrojtjes së Sevillas dhe me kokë shënoi për rezutatin 1-0.
Goli i barazimit erdhi në minutën 28’ nga mesfushori Grzegorz Krychowiak, derisa vetëm tre minuta më vonë sulmuesi kolumbian Carlos Bacca, e ngriti në epërsi skuadrën spanjolle.
Dy golat e shpejta të Sevillas edhepse e demoralizuan mjaftë skuadrën ukrainase, kjo e fundit arriti të këndellet me anë të veteranit Ruslan Rotan, i cili me mjeshtëri arriti ta mposht portierin Sergio Rico duke shënuar nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë Sevilla u tregua më e mirë në lojë, duke kaluar edhe një herë në epërsi, ku përsëri golashënues u bë kolumbiani Bacca. Ky edhe ishte goli i fundit i ndeshjes, megjithëse në minutat e fundit kishte raste të mira shënimi nga të dyja palët.
Ky është titulli i katërt i Sevillas në Europa League (më parë e njohur si UEFA Cup), dhe kështu ekipi spanjoll është bërë ekipi i parë në histori që e ka fituar katër herë këtë titull.