FERRONIKELI APO BESA?
Gara për titull, shtyhet
27 May, 2015 @19:18
Skuadra e Ferronikelit sot ka bërë një hap të madh për titullin kampion.
Ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu ka mposhtur Hajvalinë në Prizren, 1-0 dhe tashmë ka 6 pikë më shumë se përcjellësja e vetme, Besa, dy xhiro pa përfunduar stinori.
Ferronikelit i duhet edhe një pikë nga përballja me Besën ose Prishtinën për tu bërë kampion.
Kjo pasi që rregulloret e FFK-së thonë që, nëse dy skuadra janë në luftë për titull llogaritet edhe përballja e tretë mes tyre gjatë stinorit.
Natyrisht, kjo nëse ato përfundojnë me pikë të barabarta stinorin.
Ferronikeli ka avantazh ndaj Besës aktualisht, pasi që ka një fitore dhe një barazim në duele direkte.
E gjithçka pritet të vendoset në xhiron e radhës, ose në të fundit, kur Ferronikeli pret Prishtinën.
Në anën tjetër, Besa do të duhet të shënojë dy fitore, të merr epërsinë në përballje direkte me Ferronikelin dhe të shpresojë në humbje të Ferronikelit ndaj Prishtinës.