GJAKOVË
89-shi demolon juniorët e Vëllaznimit
27 May, 2015 @18:10
Skuadra e Afrim Tovërlanit ka shfrytëzuar maksimalisht krizën që po e kalon Vëllaznimit duke e mposhtur thellë në Gjakovë, 1-4.
Ekipi gjakovar ka luajtur me juniorë, pasi që seniorët e ekipit nuk kanë pranuar të luajnë me arsyetim se kryesia u ka borxh dhe se është shkarkuar pa arsye trajneri, Genc Hoxha.
Sidoqoftë, epërsia e Vëllaznimit erdhi, por Trepça’89 shfrytëzoi përvojën për të shënuar katër herë në portën e kuqezinjëve dhe fituan lehtë këtë përballje.