PRISHTINË
Besa mbetet në garë për titull
27 May, 2015 @18:00
Skuadra e Besës ka shënuar fitore në kryeqytet për ta mposhtur Prishtinën me rezutat 2-4, duke i mbajtur gjallë shpresat në luftë për titull.
Vendasit e filluan mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e 19 vjeçarit, Shend Kelmendi.
Pejanët reagun nëpërmjet Kastriot Rexhajt në minutën e 20’, për ta barazuar rezultatin në 1-1, derisa Besën në epërsi e ngriti Fetim Kasapi, i cili në mënyrë mjeshtërore e mposhti portierin Visar Bekajn nga penalltia. Ky i fundit më parë kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Kastriot Rexhës, duke bërë që gjyqtari të akordojë për penallti.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Prishtina e barazoi rezultatin në 2-2 me anë të Liridon Kukajt, për të shkuar e motivuar në zhveshtore.
Rebeshi i golave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me golin e Fatih Karahodës në minutën 51’, derisa Mark Milicaj në minutën e 80’ krijoi epërsi prej dy golave diferencë për skuadrën e tij, që doli të jetë edhe goli i fundit i ndeshjes.
Ky rezultat vazhdon t’i mbajë gjallë gjasat e Besës për titull, derisa Prishtina edhe matematikisht i ka humbur gjasat në këtë garë.
Javën e ardhshme Besa do të takohet pikërisht me rivalin e drejtpërdrejtë për titull, Ferronikelin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Goli i Karahodës.
Fatih Karahoda Gola Fc Prishtina 2-3 Kf Besa… by enteritament