ENIS ZABËRGJA
Zabërgja mbetet lojtar i lirë
26 May, 2015 @16:02
Megjithëse ka kontratë deri në fund të muajit qershor të këtij viti, futbollisti i Hajvalisë, Enis Zabërgja, është ndarë parakohe me skuadrën e tij.
Ish sulmuesi i Hysit dhe i Trepçës, së fundi ka qenë i suspenduar nga skuadra e tij për shkak të sjelljeve josportive, dhe kjo ka qenë njëra prej arsyeve kryesore të kësaj ndarjeje, thuhet në faqen zyrtare të Hajvalisë.
Futbollisti 30 vjeçar, këtë stinor ka realizuar 5 gola nga 23 paraqitje sa i ka pasur në Superligë.