VËLLAZNIMI
Vëllaznimi mund të mos zhvillojë fare ndeshjet e radhës
26 May, 2015 @14:25
Tre javë pa përfunduar kampionati, skuadra e Vëllaznimit ka hyrë në kaos.
Ekipi gjakovar pasi morri vendim për ta larguar trajnerin Genc Hoxha, menjëherë ka ardhur reagimi nga njëri prej futbollistëve kyç dhe kapitenit të skuadrës, Robert Gjeraj.
“Nuk luajmë nëse nuk kthehet trajneri Hoxha dhe shlyhen borxhet,” është deklaruar Gjeraj ekskluzivisht për Borozani.com.
Vëllaznimi ndeshjen e radhës duhet ta zhvillojë të mërkurën (nesër), ku do të jetë nikoqir i Trepçës ‘89.