TURQI
Titulli i 20 për Galatasarayin
25 May, 2015 @20:53
Galatasaray është kampioni i ri i Turqisë. Gjiganti verdhekuq një javë pa përfunduar kampionati i rregullt, ka arritur ta shpallë veten kampion.
Kjo u arrit falë dështimit të sotëm të rivalit kryesor Fenerbahçes, që ndeshjen kundër Basaksehirit e përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Ky është titulli numër 20 në historinë e Galatasarayit, derisa futbollisti shqiptar i kësaj skuadre, Blerim Xhemaili, e festoi titullin e tretë në karrierën e tij, pasi më parë ishte shpallur dy herë kampion në Zvicër me ekipin e Zurichut.
Galatasaray dje kishte arritur ta mposhtë Besiktasin në derbi me rezultat 2-0.