ROMA
Derbi romak, i Romës
25 May, 2015 @20:03
Derbi romak i Serie A-së, ka përfunduar me fitore e skuadrës së Romës, e cila e mposhti Lazion me rezultat 1-2.
Golat në ndeshje erdhën vetëm në 20 minutat e fundit, kur së pari baraspesha në rezultat u prish me golin e argjentinasit Iturbe, i cili e kaloi Romën në epërsi 1-0.
Rezultati u barazua me golin e rezervistit Filip Djordjevic në minutën 81’, ndërsa vetëm katër minuta më vonë qendërmbrojtësi Yanga-Mbiwa e përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Portierët shqiptarë të Lazios, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, e përcjellën ndeshjen nga banka rezervë, derisa Lorik Cana nuk ishte i përfshirë fare në përbërjen e lacianëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.