DANI ALVES
E ardhmja definohet pas finales
25 May, 2015 @13:36
E ardhmja e Dani Alvesit do të përcaktohet më 7 qershor. Kështu është deklaruar vetë futbollisti në konferencën e sotme për shtyp, duke treguar se është i koncentruar krejtësisht në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij që do të zhvillohet më 30 maj kundër Athletic Bilbaos në finale të Copa del Rey, si dhe më 6 qershor kundër Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Më 7 qershor do t’ju njoftojë për të ardhmen time. Tani e ardhmja është t’i luajmë dy finalet,” tha Alves ndër të tjerash në konferencën për shtyp.
Braziliani një kohë të gjatë po përflitet nëse do të largohet nga Barcelona apo jo, pasi që kontrata e tij me blaugranët do të skadojë në fund të muajit qershor.