ZVICËR
Gashi vazhdon me gola, Sadik s’lejon përmbysjen
25 May, 2015 @18:24
Edhe pse nuk e filloi ndeshjen si titullar, golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran dhe futbollisti i kombëtares kuqezi, Shkelzen Gashi, arriti ta gjejë përsëri rrugën e golit, duke shënuar nga penalltia.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së parafundit të kampionatit zviceran ndërmjet Thunit dhe Baselit, e që nuk kishte aspak rëndësi për këtë të fundit pasi që javë më parë e kishte shpallur veten kampion, përfundoi me rezultat 2-2.
Golat e Thunit u shënuan nga sulmuesi shqiptar me pasaportë finlandeze, Berat Sadik, derisa për Baselin përsëri realizator ishte Gashi, që u inkuadrua në pjesën e dytë duke e zëvendësuar Albian Ajetin. Ky i fundit e zhvilloi ndeshjen e parë si titullar në Superligë me ekipin e Baselit, derisa së bashku me të në formacionin startues të Baselit ishte edhe vëllau i madh i Albianit, Arlindi.
Gashi vazhdon të kryesojë në listën e golashënuesve me 22 gola, pesë më shumë se ndjekësit më të afërt, dhe është shumë afër për ta fituar këpucën e artë për herë të dytë rresht. Në anën tjetër, Berat Sadik me dy golat e sotme arriti në numrin e 12 golave të shënuara në këtë stinor.
All Goals | Thun 2-2 Basel 25.05.2015 HD by EuropeanLeagueLiveGoal