ZHVILLIME
Ferronikeli, thirrje publike për titullin e parë!
26 May, 2015 @9:40
Skuadra drenicake, Ferronikeli, e themeluar në vitin 1974 është shumë afër të fitojë titullin e parë të kampionit të Kosovës.
Ata, me një fitore nesër ndaj Hajvalisë, do të mund të festojnë titullin e parë në histori të klubit të tyre dhe të rajonit të Drenicës në përgjithësi.
Ekipi, në një postim në llogarinë e Ferronikelit në Facebook, u ka bërë thirrje publike të gjithë personave që dëshirojnë të jenë pjesë e grupit organizator të ndeshjes të kontaktojnë skuadrën - për shkak se do të bëhet përgatitje e madhe për ndeshjen, që mund t’ua sjell titullin atyre.
Të mos harrojmë, Ferronikeli stinorin e kaluar ka shpëtuar nga rënia përmes ndeshjes së barazhit, Play-Out, ndërsa tash është në rrugë për tu shpallë kampion për herë të parë në histori të klubit nën drejtimin e Gani Sejdiut.
Pikërisht e njejta gjë i kishte ndodhur edhe Kosovës së Vushtrrisë stinorin e kaluar, kur u shpallë kampion vjet.
Ferronikeli luan ndaj Hajvalisë nesër, tre xhiro pa përfunduar stinori 2014/15.