GJAKOVË
Vëllaznimi, luan me juniorë në Superligë
27 May, 2015 @16:40
Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, po luan me ekipin junior ndaj Trepçës’89, pasi që ekipi i parë, senior, i gjakovarëve ka mbajtur premtimin për bojkot të ndeshjeve për shkak të mospagesës së borxhit që u ka klubi dhe shkarkimit të trajnerit Genc Hoxha.
Kryesia e ekipit kishte mohuar borxhet e mëdha, duke thënë se vetëm muaji prill nuk është paguar, duke larguar Genc Hoxhën dhe në vend të tij sollën Ekrem Radoniqin si trajner.