MAVRAJ
Mavraj lëndohet rëndë
27 May, 2015 @23:39
Futbollisti i skuadrës nga Bundesliga, Koln, dhe njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, mund të mbetet jashtë fushave të blerta për disa muaj.
Sipas sportal.al, burimet pranë klubit gjerman thonë se Mavraj ka pësuar një lëndim në gju, dhe shumë shpejtë pritet edhe njoftimi zyrtar nga klubi, derisa lëndimi i tij parashikohet se mund të zgjasë deri në fillimin e stinorit të ardhshëm.
Mungesa e Mavrajt pritet të jetë e dukshme sidomos te kombëtarja kuqezi, pasi që 28 vjeçari ka qenë i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.
Ky lajm siç duket do ta fus në telashe edhe përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni de Biasi, i cili në ditët në vijim pritet ta publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës që do të luhet kundër Francës më 13 qershor.