SHORTI I RRETHIT TE PARE
Rrethi i parë i Kupës së Kosovës, çiftet dhe orari i ndeshjeve
26 October, 2020 @21:35
Sot gjatë ditës në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futboll.
Në short, janë përfshirë vetëm 10 skuadra nga Liga e Dytë dhe e Tretë e Kosovës.
Kurse ndeshjet do të zhvillohen këtë mesjavë.
Kështu, në rrethin e parë shorti ka vënë përballë këto skuadra.
E MËRKURË, 28.10.2020:
11:00 Lidhja e Prizrenit - Mati;
12:00 Korenica - Prizreni;
13:00 Sharri - Opoja;
13:00 Kosova VR - Vjosa;
14:00 Australia - Tefik Çanga.
Pasi që të dihen fituesit e këtyre përballjeve, do të futen në short edhe skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës në rrethin e dytë të Kupës.