Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Rumunët për Ballkanin: Ata janë Juventus i Kosovës

Dan Petrescu, trajner i CFR Cluj/ Foto: prosport.ro

Rumunët për Ballkanin: Ata janë Juventus i Kosovës


5 September, 2022 @23:57

Legjenda e futbollit rumun, Dan Petrescu, që tash drejton CFR Cluj ka shfaqur respekt maksimal për kampionin e Kosovës, Ballkani, para ndeshjes që ekipi kosovar do ta zhvillojë ndaj atij rumun, në kuadër të xhiros së parë së fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Petrescu ndër të tjera ka thënë se Ballkani është në formë të lartë ekipore dhe hynë në këtë ndeshje me fitore të madhe në derbi ndaj Prishtinës.

Sipas Prosportit rumun, Ballkani është një Juventus i Kosovës, ndërsa ekipi le që s’ka humbur ende, por nuk ka pranuar as gol, derisa Cluj në anën tjetër ka shtyer derbin ndaj FCSB-së (ish-Steaua).

“Mbrojtja e shkëlqyer e Ballkanit po e brengos Dan Petrescun, ndërsa ekipi i Cluj ka brenga shtesë, pasi që mbrojtja e tyre nuk është e sigurt në javët e fundit,” ka shkruar ndër të tjera Prosport.

Ballkani pret Clujin të enjten në Fadil Vokrri, ndërsa pos tyre në grupin e njëjtë janë edhe Slavia Praga (favorite e grupit) si dhe Sivasspori turk.

Liga e Konferencës në fazën grupore shpërblen me 500 mijë euro për fitore, 166 mijë euro për barazim, ndërsa të kualifikuarit marrin 650 mijë euro shtesë si vend i parë dhe 325 mijë euro shtesë si vend i dytë në grup.

Kjo është hera e parë në histori të futbollit kosovar që një ekip merr pjesë në fazë grupore të ndonjërës nga garat e UEFA-së.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League