Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKUP

Sa do të përfitojnë lojtarët e stafi i Maqedonisë për kualifikim?

Foto: FFM

Sa do të përfitojnë lojtarët e stafi i Maqedonisë për kualifikim?


14 November, 2020 @9:31

Maqedonasit festuan arritjen e madhe dhe historike në futbollin e vendit të tyre.

Maqedonia Veriore u kualifikua për herë të parë në histori në një Kampionat Evropian, duke e mposhtur Gjeorgjinë në finalen e PlayOffit të Ligës D të Kombeve - për të siguruar pjesëmarrjen.

Gëzimi i madh, ndërsa tash janë në pyetje shpërblimet…

Pas këtij suksesi të madh Federata e Futbollit të Maqedonisë në krye me presidentin shqiptarë, Muhamed Sejdini, paralajmëroi se e gjithë skuadra që ka qenë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të marrë një shpërblim prej 3 milion eurove, ndërsa futbollistët “verdhekuq” do ti shpërblejë edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë anëtarët e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll do të përfitojnë nga 10.000 euro për kualifikimin në Kampinatin Europian” – thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Për pjesëmarrje në “Euro 2021”, Federata e Futbollit të Maqedonisë do të përfitojë plotë 9.5 milion euro nga UEFA.


 
Të gjitha lajmet nga