Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 0-1 RAHOVECI

Sada vendos, Rahoveci me fitore hyn në pushim dimëror

Sada vendos, Rahoveci me fitore hyn në pushim dimëror


9 November, 2022 @20:58

Sa i përket kampionatit, Rahoveci ka mbyllur Grupin A të Ligës së Parë për këtë vjeshtë me fitore ndërsa i është kthyer triumfit pas tri xhirove pa të. Ndeshja e fundit që e kishin fituar ata ishte ndaj Lirisë në Prizren dhe përsëri fituan si mysafir, sot ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Ka qenë Haxhi Sada që vendosi ndeshjen, i cili u gjend mirë para portës së gjakovarëve pas një asistimi të Arian Telaku. Sada shënoi pak momente para se të mbyllet pjesa e parë, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, Vëllaznimi 0-1 Rahoveci [Haxhi Sada 45].

Derisas Rahoveci mbyll vjeshtën në pozitë të tretë të renditjes me 25 pikë nga 14 duele, Vëllaznimi në krizë të paparë deri sot është i fundit me vetëm 2 pikë nga po aq ndeshje. Dhe, nëse kuqezinjtë nuk bëjnë dicka të madhe gjatë dimrit për këndellje, rënia në Ligën e Dytë të Kosovës do të jetë e pashmangshme për ta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë