Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN ZYRTARIZOI TRAJNERIN E RI

Salihamidzic tregon arsyen e ndërrimit të trajnerit

Salihamidzic tregon arsyen e ndërrimit të trajnerit


25 March, 2023 @0:52

Bayern ka reaguar shpejt dhe atëherë kur më së paku pritej. Bavarezët kishin vendosur dhe kishin kryer krejt punën, ndërsa mediat e ndryshme filluan raportimin të bindur në ndryshim të trajnerit një ditë më parë.

E sot, Bayern zyrtarizoi atë që u tha, derisa ndërpreu bashkëpunimin me Julian Nagelsmannin për ta emëruar Thomas Tuchelin në krye të ekipit.

“Bayern dhe Julian Nagelsmann kanë ndërprerë bashkëpunimin. Thomas Tuchel do të jetë kryetrajneri i ri i klubit. Vendimi u mor nga shefi ekzekutiv Oliver Kan dhe anëtari i bordit për sport, Hasan Salihamidzic në konsultim me kryetarin Herbert Hainer” — ka shkruar Bayern në njoftim.

Nagelsmann 35-vjeçar me Bayernin fitoi titullin kampion dhe dy Superkupa gjermane, për afro dy vjet sa qëndroi në ekip. Ai erdhi në korrik të vitit 2021 aty. 

Bayern

Tuchel 49-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri më 30 qershor të vitit 2025. Më parë ai ka drejtuar Chelsean dhe Borussia Dortmundin.

Ndërsa Salihamidzic ka thënë se prej se ai është në klub, ekipi ka përjetuar momentet më të vështira të një sezoni që prej janarit deri në mars. Bayern në xhiron e fundit humbi kryesimin me humbje nga Bayer Leverkuseni, ndërsa tash e pret derbi me Borussia Dortmundin. Gjithashtu ekipi ka Manchester Cityn kundërshar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Thomas Tuchel

Krejt kjo ka bërë që Kahn dhe Salihamidzic të ndërmarrin hapat e shpejt për të sjellë frymë të re në ekip, ashtu që Bayern të mos dështojë në luftë për titull kampioni por edhe të arrijë sa më lartë në Ligë të Kampionëve.

“Prej se jam këtu në bord, ky është stinori më i vështirë i imi në Munchen. Kam marrëdhënie tepër të mira me Julianin që nga dita e parë. Më vjen keq që u ndamë shpejt, por pas analizave të hollësishme që kemi bërë të zhvillimit sportiv të ekipit, veçanërisht pas janarit në pjesën e dytë të këtij stinori, kemi vendosur që të ndajmë rrugët,” ka thënë ndër të tjera ish-lojtari i dikurshëm i bavarezëve për vendimin.

Bayern do të luajë ndaj Dortmundit lider, që në kthim të ligës pas dueleve të kombëtareve. Më pas e pret Freiburgu në Kupë të Gjermanisë por edhe në Bundesligë. Freiburgu është në formë, është i katërti aktualisht në Bundesligë. Dortmundi lider ka 53 pikë, Bayerni ndjekës ka 52. Freiburg i katërti është në 46 pikë. Në ndërkohë Manchester City po kërkohet të kalohet me ngulm nga bavarezët, që nuk shohin më pak se gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga