Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Salihu: Kuvendi i FFK-së i paligjshëm, Gjykata ka vendosur për nënshkrimet e Vokrrit

Salihu: Kuvendi i FFK-së i paligjshëm, Gjykata ka vendosur për nënshkrimet e Vokrrit


4 April, 2022 @15:40

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në një deklaratë dhënë për Gazetën Express ka bërë të ditur se Kuvendi i FFK-së që po mëtohet të mbahet më 6 prill mbetet i paligjshëm.

Kujtojmë, orë më parë FFK njoftoi duke botuar vendimin e Gjykatës Themelore për ankesën e bërë nga Gramoz Vokrri, derisa FFK atë e plasoi si fitore dhe konfirmim i Kuvendit të ligjshëm të 6 prillit.

FFK ka thënë GjTh duke refuzuar ankesën e Vokrrit ka konfirmuar se Kuvendi është i ligjshëm.

Por, Salihu si jurist dhe ish-Sekretar i FFK-së, dikur bashkëpunëtor më i afërt i kryetarit të tashëm dhe kandidatit të vetëm për kryetar, Agim Ademi, ka thënë se ajo që ka vendosur gjykata është tjetër gjë.

“Ajo çka ka vendosur Gjykata është diçka krejt tjetër. Padia e Gramoz Vokrrit në Gjykatë është bërë pasi është ndier i dëmtuar me çështjen e nënshkrimeve. Kurse Kuvendi është tjetër çështje. Po flasim për procedura e afate të mbajtjes së një Kuvendi,” ka thënë Salihu për Gazetën Express.

Së fundi ai ka punuar si këshilltar ligjor në FFK, ndërsa u suspendua një ditë pasi që doli në televizion duke treguar skandalet e Agim Ademit.


 
Të gjitha lajmet nga