JADON SANCHO

Sancho në radar të gjigandit gjerman
10 May, 2021 @18:18
Futbollisti anglez i Borussia Dortmundit Jadon Sancho është duke shqyrtuar mundësi të ndryshme, pasi që performancat e tij me ekipin aktual kanë bërë që të kërkohet shumë nga ekipet e PremierLigës.
Mirëpo, së fundi duket se në lojë është futur edhe Bayern Munchen, që më parë s’ishte shprehur për lojtarin në fjalë.
Vlera e Sanchos llogaritet të arrijë 100 milionë euroshin.
Gazetari i the Telegraph, Mike McGrath ka bërë të ditur se edhe gjigandi bavarez është futur në lojë për futbollistin e talentuar, pasi që më parë dihej interesimi i Manchester Unitedit për lojtarin.
Kontrata e Sanchos përfundon në sezonin 2022/23 me Dortmundin. Ai po ndiqet me kujdes edhe nga Chelsea, PSG e Manchester City, ndërsa 21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe 18 asistime për ekipin e tij.