Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIDON KRASNIQI

Liridon Krasniqi në listën e Malajzisë, pret debutimin

Liridon Krasniqi në listën e Malajzisë, pret debutimin


10 May, 2021 @15:39

Mesfushori kosovar, Liridon Krasniqi, së shpejti pritet të debutojë për përfaqësuesen e Malajzisë.

Shteti i largët aziatik ka shpallur listën e 25 lojtarëve të ftuar për t’u përgatitur për tri ndeshjet e radhës që do të luhen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.

Sipas njoftimit të Federatës nga Malajzia, grumbullimi i lojtarëve do të fillojë nga data 16 maj.

Krasniqi, 29-vjeçar, që nga viti 2015 luan në skuadra të ndryshme të Malajzisë, ndërsa së fundi është huazuar në Australi te skuadra Newcastle United Jets.

Futbollisti nga Vitia më parë ka qenë i grumbulluar disa herë edhe me përfaqësuesen e Kosovës, por te dardanët nuk ka pasur asnjë paraqitje në ndeshje zyrtare.

Malajzia do të ketë tri ndeshje të vështira gjatë muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror, ku do të ndeshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnamin dhe Tajlandën. Para këtyre ndeshjeve, Malajzia do të luajë edhe disa ndeshje kontrolluese për të qenë sa më e përgatitur.


 
Të gjitha lajmet nga International