BETEJA
Lufta vazhdon në Veltins Arena
12 March, 2013 @11:35
Ekipi gjerman, Schalke, do të ketë avantazh të lehtë para ndeshjes me turqit e Galatasarayit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Stamboll.
Që prej atij momenti, Schalke ka fituar çdo ndeshje duke përfshirë edhe super derbin e Ruhrit ndaj kampionit, Borussia Dortmundit.
Por kjo fitore i kushtoi shumë gjermanëve pasi që ata humbën sulmuesin kryesor, holandezin Klas Jan Huntelaar, i cili lëndoi ligamentet e gjurit.
Schalkes gjithashtu do t’i mungojë edhe golashënuesi i vetëm nga ndeshja e parë, Jermaine Jones, që morri kartonin e tretë të verdhë në Stamboll dhe e eliminon automatikisht nga ndeshja e kthimit. Por, Schalke pa asnjë humbje në terren të vetin këtë stinor në Ligë të Kampionëve, është atuja më e madhe e trajnerit Jens Keller.
Galatasaray pas ndeshjes me Schalken ka kaluar një tre javësh krejt tjetër nga gjermanët. Ata së fundmi kanë humbur nga Gençlerbirligi të premten në Superligën turke dhe rrezikojnë tash edhe kreun aty.
Didier Drogba dështoi të shënojë nga penalltia, derisa ende nuk po mund të dalë nga hija e sulmuesit Burak Yilmaz që po tund rrjetat kundërshtare.
Yilmaz 27 vjeçar është në formën e tij jetësore. Ai ka shënuar shtatë gola në Ligë të Kampionëve dhe vetëm Cristiano Ronaldo është para tij në listën e golashënuesve.
Galatasaray duhet të shënojë patjetër sonte një herë ashtu që të shpresojë në kualifikim dhe kjo premton lojë të hapur dhe intrigante në Veltins Arena të Schalkes.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Veltins Arena, Gelsenkirchen | Schalke 04 - Galatasaray | 1-1 Rezultati nga ndeshja e parë | Gjyqtarë kryesor: Jonas Eriksson (Suedi) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Schalke fiton - 1.67 | Barazim - 3.80 | Galatasaray fiton - 5.00 |