SHQIP NË BOTË
Schalke 04 synon të vazhdojë kontratën e mesfushorit kosovar
20 May, 2021 @18:42
Skuadra gjermane, Schalke 04, nuk e ka ndërmend ta lëshojë mesfushorin kosovar, Blendi Idrizi.
Sipas burimeve të Sky Sportit gjerman, ekipi që sivjet humbi epitetin e elitarit po synon të vazhdojë kontratën e Idrizit, kontratë kjo e cila skadon këtë verë.
Po nga burimi i njëjtë, thuhet se kosovari ka pranuar edhe oferta të tjera nga skuadrat e Bundesliga 2, por se prioriteti i tij mbetet ekipi i Schalkes.
Idrizi, 23-vjeçar, ishte transferuar në Schalke 04 në janar të vitit 2020, ndërsa javën e kaluar pati shënuar golin e tij të parë në Bundesligë.