SCHALKE
Schalke konfirmon listën e largimeve, definohet edhe fati i Mustafit
20 May, 2021 @18:52
Pas rënies nga Bundesliga, Schalke 04 ka konfirmuar se 10 lojtarë do të largohen nga klubi pas ndeshjes së fundit të stinorit 2020/21.
Benjamin Stambouli dhe Bastian Oczipka do të largohen pasi që kontrata e tyre nuk vlen për ligën e dytë, ndërsa Steven Skrzybskit, Alessandro Schöpfit, Shkodran Mustafit dhe Nabil Bentalebit iu skadojnë kontratat.
Listës së largimeve do i shtohen edhe Goncalo Paciencia, Frederik Rønnoë, Kilian Ludeëig dhe William, të cilët do të kthehen në klubet e tyre.
Përveç 10 lojtarëve, nga klubi do të largohen edhe trajneri kondicional Quirin Löppert, nutricisti Dr. Weibke-Maria Schlusemann dhe fizioterapeuti Dennis Schmitz.