Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GELSENKIRCHEN

Schalke vlerëson Blendi Idrizin, ia vazhdon kontratën

Foto: schalke04.de

Schalke vlerëson Blendi Idrizin, ia vazhdon kontratën


31 March, 2022 @16:22

Skuadra e Schalke 04 që garon në Bundesliga 2 dhe po lufton për rikthim në Bundesligë, ia ka vazhduar kontratën mesfushorit të Kosovës që luan për ta, Blendi Idrizi.

Futbollistit të Kosovës, që aktualisht luan aty, i është ofruar kontrata deri në qershor të vitit 2024, ka bërë të ditur klubi gjerman në fjalë.

“Paraqitjet e mira të tija kanë bërë që ai të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë,” ka thënë ndër të tjera Rouven Schroder, drejtor sportiv i ekipit.

I lindur në Bonn, pas ngritjes nëpër Friesdorf, Alemannia Aachen dhe Fortuna Koln, 23 vjecari kaloi te Schalke U23 prej ku debutoi në Bundesligë përgjatë stinorit të kaluar për tu bërë dalëngadalë pjesë e ekipit të parë.

Idrizi, që ka qenë pjesë e ekipit startues të Kosovës në përballjet me Burkina Fason dhe Zvicrën, ka shënuar një gol në 17 paraqitje për Schalken në Bundesliga 2 këtë stinor.

“Klubi më ka besuar shumë. Ata më morrën nga kategoria e katërt për të më plasuar në Bundesliga 2. Jam me të vërtetë falenderues për këtë gjë dhe do të jap gjithcka nga vetja për të kthyer Schalken përsëri në Bundesligë,” ka thënë Idrizi për faqen zyrtare të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga