Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN

S’dua përforcime, dua Robbenin dhe Riberynë

S’dua përforcime, dua Robbenin dhe Riberynë


2 July, 2015 @15:06

Pep Guaridola, trajner i Bayern Munchenit, ka bërë të ditur sot në një konferencë për shtyp se atij më shumë i duhen Arjen Robben, Frank Ribery dhe Javier Martinez të kthyer nga lëndimet sesa ndonjë përforcim në skuadër. 

”Ëndërroj që të mos përforcohemi me asnjë lojtar të ri. Ëndrra ime është që të kem ekipin e shëndoshë, në formë dhe pa asnjë lëndim. Ta kem në ekip Riberynë, Robbenin, Martinezin, për mua është më me rëndësi, sepse do të luaja me formacionin e dëshiruar,” ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp sot, transmetojnë mediat e huaja. 

Bayern fitoi titullin e tretë me radhë të kampionit në Bundesligë, ndërsa dështoi në Ligë të Kampionëve dhe në finale të Kupës gjermane për shkak të lëndimeve të disa lojtarëve kyq, që e kishin kapluar ekipin bavarez në atë kohë. 


 
Të gjitha lajmet nga