HAJVALIA
Së shpejti me trajner të ri
14 May, 2015 @20:05
Hajvalia, që dje mbeti pa trajner, kur Ismet Munishi dha dorëheqje nga posti i tij, ka bërë të ditur se shumë shpejtë opinioni do të mësojë trajnerin e ri të ekipit.
Munishi në 12 ndeshje me Hajvalinë kishte bilanc prej 6 fitoreve, 3 barazimeve dhe 3 humbjeve, ndërsa me të humbur gjasat për titullin kampion ai dha dorëheqje.
Trajneri i ri i Hajvalisë do të jetë trajner i tretë i këtij ekipi në këtë stinor, pas Sunaj Keçit dhe Munishit.