MEDIA
7 të vërtetat, pas gjysmëfinaleve
Eurosport
14 May, 2015 @10:17
Cilat janë të vërtetat që u panë pas ndeshjeve gjysmfinale të Ligës së Kampionëve këtë stinor, sipas Eurosport-it.
1. Neymar, jo shumë i mirë
Nuk ka të bëj me nënçmim të aftësive të brazilianit, pasi që ai shënoi dy gola vendimtar në ndeshjen e kthimit. Por thjeshtë, ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të dobët të Barcelonës në fushë ndaj Bayernit. Ai ka humbur shumë topa, pa arsye.
2. Fundi i stinorit, i Barcelonës
Barcelona në krizë, ka qenë njëra ndër lajmet më të lexuara të fillimit të stinorit, derisa erdhi pranvera. Në momentin që gjeti veten, ekipi i Luis Enriques u tregua i pandalshëm.
3. Bale i mirë, por jo shumë
Gareth Bale me performancën e tij të mbrëmshme tregoi si është ai i vjetri, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të mposhtur Juventusin. Spekulimet për të do të vazhdojnë, ndërsa edhe nuk do të jetë çudi nëse largohet nga Real Madrid.
4. Ancelotti, do të shkojë
Deri në fillimin e Vitit të Ri, Real Madrid dhe Carlo Ancelotti dukeshin si kombinim i parajsës. Avantazh i mirë në kyre të La Ligas, 22 fitore me radhë në të gjita garat, triumfi në Botërorin e klubeve. Mirëpo, humbja e 4 janarit ndaj Valencias parajmëroi diçka që Juventusi e bëri mbrëmë. Reali nuk pranon dështime, prandaj italiani vështirë se do të qëndrojë edhe stinorin tjetër në Bernabeu.
5. Bayernit, i mungoi mbrojtja e jo sulmuesit
Mungesat e Arjen Robbenit dhe Franck Riberysë ishin ndër kryesoret te Bayerni në ndeshjet e fundit. Mirëpo, sulmi i ekipit në ndeshje ndaj Barcelonës tregoi se ata nuk e kanë problem të shënojnë gola, sa ka probleme mbrojtja që pranoi 5 gola në dy ndeshje.
6. Buffon, mbetet te më të mirët
Manuel Neuer, David De Gea, Thibaut Courtois - janë portierët e së ardhmes, mirëpo, derisa veterani Gianluifi Buffon është në portë, topi e ka vështirë të gjejë rrugën të futet aty. Gigi 37 vjeç e vërtetoi këtë në dy përballjet me madrilenët dhe tanimë kërkon në fund të karrierës trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.
7. Cristiano, vrasës profesionist
Problemet familjare, gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, dështimi nga penalltia në ndeshjen e fundit kampionale - dhe ai morri përgjegjësinë për të shënuar përsëri 11 metërshin e ekipit duke shënuar ndaj portierit ndër më të mirët në botë - ftohtë si akull, preciz për avantazh.