HAJVALIA PA TRAJNER
Largohet Munishi
13 May, 2015 @18:27
Trajneri që bëri kampion Kosovën e Vushtrrisë stinorin e kaluar, Ismet Munishi, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i Hajvalisë, sot pas ndeshjes me Drenicën, ka bërë të ditur Gazeta Olle në një njoftim.
Munishi i ka thënë kësaj gazete se ekipit i ka premtuar titullin dhe pasi që nuk ka arritur të bëj një gjë të tillë, po largohet nga ekipi, duke i falenderuar drejtorit, ndihmës trajnerëve dhe lojtarëve për përkrahjen.
Munishi u suspendua nga FFK-ja për mosdrejtim të klubit muajin e shkuar pas kritikave në adresë të shtëpisë së futbollit kosovar, ndërsa ekipin në fushë e drejtonte Emin Bajrami, e në protokol, Naser Prapashtica - të dy këta duke punuar nën direktivat e Munishit.
Hajvalia sot nuk ka arritur që të mposht Drenicën në shtëpi duke barazuar pa gola, 0-0.
Me këtë, ekipi nga Kishnica ka mbetur 10 pikë larg liderit të Superligës, Ferronikelit.