KISHNICË

Hajvalia 10 pikë larg liderit
13 May, 2015 @18:16
Raste po, mirëpo gola jo. Kjo sa i ka kushtuar Hajvalisë që të bëj një hap prapa drejt synimit të tyre, aq i ka kushtuar edhe Drenicës, në largim nga zona e rrezikshme.
Pjesën më të madhe të ndeshjes e dominuan vendasit, edhe i kishin rastet më të mira, mirëpo goli nuk erdhi assesi.
Derisa Fillim Guraziu lëshoi rastin e ndeshjes për Hajvalinë, duke qëlluar shtyllën nga afërsia, sulmuesi i Drenicës, Dren Gashi, nuk ka arritur në një rast të kuqezinjëve në pjesë të parë.
Me këtë rezultat, Hajvalia tashmë është larg 10 pikë larg liderit Ferronikeli, ndërsa Drenicës së drejtuar nga Tahir Lushtaku, përveç që i konvenoi pika e fituar si mysafir, ata do të mallkojnë rastin e humbur për fitore.