NË DISCIPLINORE

Gani Sejdiu (afër) dhe Tahir Lushtaku (larg) gjatë ndeshjes Ferronikeli-Drenica/ BOROZANI/ D.S.
Sejdiu dhe Lushtaku, në disciplinore
21 May, 2015 @15:47
Fyerjet dhe sharjet drejt njëri-tjetrit, Gani Sejdiut dhe Tahir Lushtakut i kanë kushtuar me inicim të Procedurës Disciplinore nga Komesari i Garave të FFK-së, Ismet Ahmeti, ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e FFK-së.
Procedura disciplinore është bazuar në raportin e vëzhguesit, derisa trajneri i Ferronikelit, Sejdiu dhe ai i Drenicës, Lushtaku, kanë të drejtë ankese në tre ditët e ardhshme, pas marrjes së Vendimit, në shkallë të dytë.
Ferronikeli kishte barazuar me Drenicën në ndeshjen e djeshme të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.