Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA - FINALE

Matri, ia sjell Kupën Juventusit

REUTERS/Arkiv

Matri, ia sjell Kupën Juventusit


20 May, 2015 @23:17

Kampioni i Italisë, Juventus, është stolisur edhe me trofeun e Kupës së Italisë sonte. 

Bianconerët stinorin perfekt të tyre e kurorëzuan me fitore ndaj Lazios në finale të Coppa Italia, duke i mposhtur pas vazhdimeve, dy herë nga 15 minuta, në Olimpico të Romës, 2-1. 

Golin vendimtar të takimit e shënoi Alessandro Matri, që u fut në ndeshje si zëvendësues i Fernando Llorentes në minutën e 84-të të ndeshjes. 

Ky është trofeu i dhjetë jubilar i Juventusit në Coppa Italia, derisa ata i kanë dhënë fund pritjes 20 vjeçare për këtë trofe. 

Te Lazio për 120 minuta u paraqit në portë, portieri i kombëtares Etrit Berisha.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është larg vetëm një ndeshje që të përfundojë përgjithësisht stinorin me tre trofe, nëse arrin fitore ndaj Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve më 6 qershor në Berlin. 



FAKTE:

Juventus për herë të fundit trofeun e Kupës italiane e kishte fituar në vitin 1995. Ky është trofeu i dhjetë i Kupës së Italisë për Juventusin.

 
Të gjitha lajmet nga Serie A