MORINA
Koncentrimi ra në fund
20 May, 2015 @18:52
Kryetrajneri i Besës, Arbnor Morina, ka qenë i zhgënjyer me rastet e humbura të ekipit të tij, të shumta që i kishte sot, ndaj Trepçës’89, derisa pas ndeshjes ka thënë, se koncentrimi i skuadrës ra në fund të ndeshjes, që i mundësoi mitrovicasve të shënojnë dy gola dhe të përfundojnë ndeshjen 3-2, pas epërsisë pejane 3-0.
“Krijuam shumë raste, shënuam tre gola. Mirëpo në fund, disa i bëmë disa gabime, derisa koncentrimi nuk ishte në nivel, ku i pësuam edhe dy golat,” ka thënë ai për Supersport Kosovën pas ndeshjes.
Besa ka fituar ndeshjen e sotme 3-2, derisa ndeshja e kthimit të gjysmëfinales që zhvillohet në Mitrovicë, pritet të jetë tejet interesante - para se të nxjerrë finalistin e Kupës së Kosovës.