FLET TRAJNERI
Sejdiu: Orari i Prishtinës, më i lehtë
19 May, 2015 @14:49
Gani Sejdiu, është në rrugë të mirë për të bërë Ferronikelin kampion për herë të parë në histori të klubit.
Mirëpo, edhepse Prishtina është larg 5 pikë nga Ferronikeli, Sejdiu kërkon syçeltësi nga lojtarët dhe kujdes, pasi që Prishtina është ekip i madh dhe ka orar më të mirë deri në fund të stinorit.
“Edhe katër ndeshje kanë mbetur deri në fund të stinorit, mirëpo ne luajmë me skuadra më cilësore derisa Prishtina ka orar më të lehtë,” ka thënë ndër të tjera ai në një prononcim të tijin për ditoren Zëri.
“Asgjë nuk ka përfunduar. Lufta mbetet e hapur 100%,” ka shtuar më tej Sejdiu.
Në katër xhirot e fundit, Ferronikeli takohet me: Trepçën89 si mysafir, Hajvalinë si vendas, Besën si mysafir dhe Prishtinën si vendas.
Prishtina, në xhiron që vjen luan si mysafir ndaj Hajvalisë, pret Besën dhe Drenicën dhe së fundi takohet me Ferronikelin.
Ferronikeli, ndër të tjera është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.