DREJTËSIA
Referi turk, në finalen e Ligës së Kampionëve
18 May, 2015 @19:32
Cuneyt Çakir (lexo: Xhynejt Çakër), do të referojë finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës që luhet më 6 qershor në Berlin të Gjermanisë.
Gjyqtari 38 vjeç nga Turqia, është refer ndërkombëtar që nga viti 2006, derisa prej atëherë deri më sot ai ka referuar 70 ndeshje në UEFA.
Asistentë të Çakirit do të jenë turqit Bahattin Duran dhe Tarik Ongun, derisa gjyqtari i katërt do të jetë suedezi Jonas Eriksson.
Referët rezervë, janë gjithashtu nga Turqia, Huseyin Gocek dhe Baris Simsek.